Dita e dhjetë, dita e fundit – një udhëtim i jashtëzakonshëm i përshkuar me pedalë, vullnet dhe dashuri për sportin e përfundon sot në zemër të Gjilanit.
Ciklistët e Klubit Urban Bike 06, pas përshkrimit të mbi 1200 kilometrave nëpër qytete e shtete të ndryshme të rajonit, do të mbërrijnë sot, më 16 qershor, në ora 16:30 – 17:00, në sheshin “Kadri Zeka – Nuhi Berisha” në Gjilan.
Kjo aventurë sportive nuk ishte vetëm një sfidë fizike, por edhe një mision për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar, kulturën, natyrën dhe shëndetin përmes biçikletës.
Gjatë ditës së fundit, nga Kumanova drejt Gjilanit, emocionet ishin të përziera – krenari për arritjen, nostalgji për përvojat dhe gëzim për kthimin në vendlindje.
Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve që qëndruan pranë nismës nga dita e parë:
Rc Cola Kosova, MobiCasa – Gjilan, Fromager Kosova, Restaurant Bujana, Resort PLANET Gjilan, FRON PARK shpk, GigaGroup, Agro Hermes, Elender PILOT, Danushi Com, Fleta, ENI Design dhe Radio STAR Gjilan.