Edhe Kosovës do t’i duhet që të pranojë punëtorë të huaj në vitet e ardhshme për të plotësuar boshllëqet e punëtorëve që po largohen nga Kosova.
Kështu mendon ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, i cili tha se shumë industri në Ballkan do të sfidohen nga kjo në të ardhmen e afërt.
Edhe Kosova do të duhet të hapë dyert për punëtorët e huaj në 3-5 vjetët e ardhshme për të adresuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore. Sfidat e tregut të punës po bëhen me shpejtësi problemi numër një për një mori industrish në Ballkan”, ka shkruar Selimi në Twitter, krahas shpërndarjes së një artikulli nga Bloomberg që thotë se Spanja po hap dyert për punëtorët e huaj për të rregulluar mungesën e fuqisë punëtore dhe për të lehtësuar një rënie demografike që kërcënon prosperitetin e saj në të ardhmen, raporton Gazeta Express.
Edhe pse në kundërshtim me shumë politika politika anti-imigruese në pjesën më të madhe të vendeve europiane, qeveria spanjolle ka liruar rregullat për të lejuar rekrutimin e punonjësve të huaj, kryesisht nga Amerika Latine, për punë që kërkojnë kualifikim dhe për ato që s’kërkojnë e që janë të vështira për t’u plotësuar.