Policia, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje për këtë aksident, ku ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë një person ka vdekur.
Pas një aksidenti me fatalitet, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të përfshirë në ngjarje.
I dyshuari u arrestua menjëherë pasi kishte pranuar trajtimet mjekësore për shkak të lëndimeve të marra gjatë aksidentit.
Komunikata e plotë:
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.