Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që ekskursioni për maturantët e këtij viti të anulohet shkruan Radio Star.
Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, këtë vendim e ka arsyetuar se kjo është bërë për shkak se çmimet janë të papërballueshme për prindërit, dukuritë negative të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe problematika të ngjashme.
Para anulimit të ekskursionit maturantët kishin raportuar se çmimi për këtë udhëtim prej 149 eurove është shumë i lartë për qëndrimin dy ditor në Shqipëri.
Pas kësaj maturantët kanë marrë vendim sot kanë bojkotuar mësimin në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit që është marrë për anulimin e ekskursionit.
Maturantët për redaksin e ‘Radios Star’, kanë thënë nëse nuk realizohet kërkesa e tyre dhe nuk marrin ndonjë vendim ata nuk do të jenë të pranishëm në mësim dhe do të vazhdojnë bojkotin./radiostar/