Pas ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku një 13-vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj, Prokuroria në Gjilan ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur.
Në një përgjigje për Telegrafin nga Zyra për media e Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se në këtë rast ishin të përfshira pesë të dyshuara.
Sipas përgjigjes, ndaj njërës prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14-vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasi janë nën moshën e përgjegjësisë penale.
“Duke iu referuar kërkesës tuaj të parashtruar më datë 14 gusht 2025, lidhur me rastin e datës 04.08.2025, viktimës së mitur në Gjilan, PPM-96/2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës penale dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur, ku të përfshirë: janë viktima e moshës së mitur 13-vjeçare, dhe 5 të dyshuara – ndaj njërës prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14-vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht ka kallëzim penal, ndërsa ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasi janë nën moshën e përgjegjësisë penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërkaq, nga Prokuroria thonë se: “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se rezervohemi në dhënien e informatave më të detajuara lidhur me rastin pasiqë kemi të bëjmë me të mitur, ku procedura është në zhvillim e sipër, dhe atë konform dispozitave të KPPRK-së”.