Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica sëbashku me kryesuesen e Kuvendit znj. Shpresa Kurteshi Emini, vizituam shkollën “Thimi Mitko”, përmes një postimi në facebook ai tha se pas dy dekadash “ Thimi Mitko “ vijon mësimin në dy ndrrime.
Ja postimi i plotë:
Së bashku më kryesuesen e Kuvendit znj. Shpresa Kurteshi Emini, vizituam shkollën “Thimi Mitko”,për t’i uruar fillimin e Vitit shkollor, me ç’rast prezentuam në një nga klasët e nënta, ku ora e mësimt tash e mbas, do të jetë 45min dhe organizimi i mësimit do të bëhet në dy ndërrime.
Falënderojmë kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri dhe menaxhmentin e kësaj shkolle bashkë me stafin që ndihmuan në realizimin e ketij projekti!