Pas raportimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, një incident i ngjashëm është regjistruar edhe në Poloni.
Sipas Forcës Kufitare polake, dy avionë luftarakë rusë kanë hyrë në zonën e sigurisë së platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit “Petrobaltic”, e vendosur në Detin Baltik. Avionët kanë realizuar një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë rajonale.
“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve polake.