Pas fitores në zgjedhje, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, i është përvjelur menjëherë punëve në terren. Ai ka njoftuar se në fshatin Krilevë kanë nisur investimet e reja që synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e jetës së banorëve.
“Vazhdojmë me punë të mira në Krilevë. Po asfaltohen rrugët lokale Ahmeti, Livagjet dhe 16 degëzime brenda lagjeve të Krilevës. Po ndërtohet edhe ura e vogël, një lidhje e rëndësishme për lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin e përditshëm,” ka shkruar Rahimaj.
Sipas tij, këto investime janë pjesë e një plani më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha fshatrat e komunës, duke theksuar se “investimet nuk do të ndalen”.
Kryetari Rahimaj është zotuar se do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punëve në terren, duke e bërë Kamenicën një vend më të zhvilluar dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.

			







