Para pak ditësh, skuadra e SC Gjilanit, mbete pa njeriun kryesor të klubit presidentin e saj Florim Zuka shkruan Radio Star.
Sot është hedhur shorti në Superligën e Kosovës, ku në ndeshjen e parë SC Gjilani pret KF Ferizajin.
Drilon Sylejmani, drejtori sportiv i SC Gjilanit deklaroi pas shortit se klubi ka për synim daljen në Evropë, por edhe titullin kampion si dhe siguroi se nuk do të ketë largimet të lojtarëve.
“Synimet e Gjilanit nuk kanë ndryshuar, politika dhe objektivat e klubit vazhdojnë si ato të edicionit të kaluar. Dalja në Evropë është një prej synimeve kryesore të klubi dhe nëse na jepet mundësia që ta synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka varet nga rezultatet dhe vazhdimësia e kampionatit. Klubi vazhdon me përgatitjet dhe aranzhimet të cilat i ka pasur deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë përveç që pritet të ndryshohet menaxhmenti i klubit. Në klub nuk pritet që të ndryshoj asgjë tjetër, do të vazhdojmë me të gjithë futbollistët e njëjtë, pritet që të vijnë disa përforcime dhe edicionin e ri e vazhdojmë me të njëjtat ambicie të cilat i kemi pasur edicionet e kaluara.”, tha Sylejmani.
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.