Ndeshja e xhiros së 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit është shtyrë zyrtarisht.
FC Ballkani ka bërë kërkesë që të shtyhet ndeshja për shkak të udhëtimit të gjatë që e ka skuadra suharekase për përballjen ndaj Astanës në Kazakistan.
Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për ta shtyrë ndeshjen ndaj Gjilanit.
📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄: 𝐒𝐡𝐭𝐲𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐅𝐂 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢
Sport Club Gjilani njofton shtyerjen e ndeshjes kampionale ndaj FC Ballkani, e vlefshme për xhiron e trembëdhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Komisioni i Garave ka vendosur që takimin e datës 4 Nëntor ta zhvendos në një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat ndërkombëtare.
Klubi do njoftojë me kohë për caktimin e terminit të kësaj ndeshje, ndërkohë që konfirmon gjithashtu ndryshimin e datës së ndeshjes për xhiron e radhës ndaj FC Malisheva. Takimi i xhiros së katërmbëdhjetë do zhvillohet më 10 Nëntor në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës nga ora 13.00.
Zyra për shtyp,
3 Nëntor, 2023