Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Basha ditë më parë është përballur me kritika pas një artikulli kundër UÇK’së, ku ai ishte bashkautor.
Ai të hënën në një konferencë për media kërkoi falje dhe tha se është përgjegjës për një kapitull tjetër e jo në atë ku thuhet se UÇK financohej nga bandat e drogës dhe mafisë shqiptare.