Pas kritikave të shumta në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një fotografi me liderin e partisë dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke u interpretuar nga shumë qytetarë si një shprehje mbështetjeje ndaj tij.
Publikimi në profilin e Hysenit është shoqëruar me reagime të shumta nga qytetarët në seksionin e komenteve. Një pjesë e tyre i kanë kërkuar kryetarit të Gjilanit që të distancohet nga kryeministri, duke shprehur pakënaqësi për zhvillimet e fundit politike.
Reagimet vijnë në një kohë kur në opinionin publik është diskutuar gjerësisht çështja e zgjedhjes së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, si dhe vendimet politike të marra nga kryeministri Kurti.
Megjithatë, përmes publikimit të fotografisë, Hyseni duket se ka zgjedhur të shprehë mbështetjen e tij për kryeministrin, pavarësisht kritikave të shumta që kanë ardhur nga qytetarët në rrjetet sociale./Radio Star/


