Muharrem Jasharit të mërkurën ka kompletuar transferimin te ekipi nga Ukraina, LNZ Cherkasy, shkruan Radio Star.
Pas këtij transferimi, përmes rrjetit social “Facebook”, Jashari ka falenderuar tifozët dhe stafin e klubit.
Shkrimi i plotë:
Pershendetje familjes se madhe FC DRITA!
Per mua, eshte nje emocion jashtzakonisht i madh per te shkruar per nje ndarje nga nje klub qe kam arritur te realizoj nje hap tejet te rendesishem per karrieren dhe te ardhmen time!
Dua te shpreh falenderimet me te perzemerta per ekipin e Drites , presidentat e klubit , te gjithe stafin e trajnereve me te cilet kam punuar , stafin mjekesor , bashkelojtaret dhe gjithe puntoret tjere te klubit.
Falenderues te gjithe INTELEKTUALEVE , ata te cilet me kan motivuar , perkrahur dhe gjithqka tjeter , do jem gjithmone nje mbeshtetes i juaji!
Falenderues dhe mirenjohes per afer 3 vite kohe se bashku , dhe per sukseset qe kemi arritur bashke.
Per fund , dua ti falenderoj edhe ata qe kane punuar me mua nga dita e pare e karrieres sime e deri me sot !
Klubit FC DRITA , i uroj cdo sukses.
Do jem gjithmone nje perkrahes i juaji!
Me respekt,
Muharrem Jashari