Emine Shabani e lindur me 04.05.1957 në Gjilan kishte kryer Shkollën Fillore “Vukaragjiq”, tani “Thimi Mitko”, pastaj duke vazhduar shkollimin e mesëm të mjeksisë në Gjilan, ku në vitin 1976 ka qenë gjenerata e dytë e mjeksisë.
Pas kryerjes së shkollës së mesme kishte pushuar një vit dhe pastaj u inkuadrua në shtëpinë e shëndetit në QKMF në Gjilan në repartin e stomatologjisë.
Emine Shabani punoi plot 45 vite dhe aty përfundoi karrierën si motër medicinale. Emine Shabani gjithëherë kishte qenë e gatshme ta kryej detyrën me një përkushtim të madh dhe me dinjitet.
Ajo ishte shpërblyer me mirënjohje për punën e saj të shkëlqyer si motër e stomotologjisë.
Në organizimin përcjellës për në pensionin e merituar, u tha se ky çast ngërthen emocione të përziera sepse motra Emine është shembull tipik i një gruaje të fortë, e cila i përkushtohej punës si ndaj pacinetëve dhe ishte menagjere e mirë dhe bashkëpunëtore e mrekullueshme me stafin e këtij institucioni./Radio Star/