Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka kujtuar momentet e bashkëpunimit me të.
Në një reagim publik, Haziri e vlerësoi Nanon si një lider europian e liberal që mbështeti Kosovën në periudhat vendimtare për përmbylljen e statusit të saj final.
Statusi i plotë:
Lamtumirë, Fatos Nano, ish-Kryeministër e lider i socialistëve shqiptarë, europian e liberal.
E kujtoj vizitën te Presidenti Rugova në Prishtinë, pritjet e tij në Tiranë dhe angazhimin e madh në përmbylljen e statusit final të Kosovës. Takimet e këshillat e tij prej burrështetasi në Vjenë, do të mbeten pjesë e këtij suksesi!










