Pas përurimit zyrtar të punimeve në stadiumin e qytetit të Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndaloi për një kafe të shkurtër së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe përfaqësues të tjerë të strukturave lokale të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky takim miqësor u zhvillua në një atmosferë të çiltër, si shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal për projektet që po realizohen në këtë komunë. Gjatë bisedës, Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni theksuan rëndësinë e investimeve publike në infrastrukturë, me fokus të veçantë në fushën e sportit dhe rekreacionit, si dhe diskutuan planet për zhvillim të qëndrueshëm në Gjilan.
Takimi u interpretua edhe si një mesazh për vazhdimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për komunat në realizimin e projekteve strategjike në shërbim të qytetarëve. /Radio Star/