SC Gjilani e ka pësuar humbjen e radhës si mysafirë, tani nga Ferizaji, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, ku Ferizaji shënoi në minutën e 30-të me anë të Halilit, kurse në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin në minutën e 53-të përmes Ramusaj.
SC Gjilani mbeti me një lojtarë më pak pasi Elton Cale në minutën e 58-të, me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrëzikshme ndaj Drilon Islamit.
SC Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, kurse në pozitën e tretë Llapi me një pikë më pak me 39./radiostar/