Pas prishjes së koalicionit, PDK në Gjilan, ka kritikuar Qeverisjen e VV-së, për mosvendosjen e flamujve të Kosovës.
Nesër është 15 Qershori dhe në qytetin e Gjilanit, shënohet dita e çlirimit, në një organizim Rinia Demokratike e Kosovës, ka vendosur dhjetra flamur të Kosovës dhe të Amerikës.
Postimi i plotë i RDK GJILAN:
Rinia Demokratike e Kosovës sot ka vendosur dhjetëra flamuj te Kosovës dhe të Amerikës, krahas flamurit kombëtar.
Pasi që Komuna e Gjilanit nuk kishte vendosur asnjë flamur të Republikës së Kosovës për “Ditën e Çlirimit”.
Kosova ka simbolet e Republikës që duhet të njihen edhe nga “Patriotët dhe Shpëtimtarët” tanë. Ata mund të mos e vendosin flamurin e Kosovës, por vetëm kur t’a bëjnë bashkimin kombëtar.
Urime Dita e Çlirimit të Gjilanit!