Sot është publikuar vazhdimi i tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.
Aty mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik.
Këto deklarata, kanë dhezur debatin për protesta.
OVL e UÇK-së ka paralajmëruar protestë. Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së, shkroi në profilin e tij në Facebook, se protestat janë të pashmangshme.
“Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë”, shkroi ai.