Mendimi i ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së edhe pa e njohur Kosovën de jure ka nxitur reagime të shumtë në Kosovë dhe jashtë saj.
Një qëndrim i tillë nuk i ka pëlqyer as Rusisë. Në një reagim, ambasada ruse në Beograd ka vlerësuar se kjo tregon se perspektiva e vendeve evropiane për anëtarësim në BE përcaktohet nga ShBA-ja.
“Vërejtëm që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ch. Hill, ndërmori mundin që publikisht të veçojë kriteret mbi bazat e të cilave integrimi evropian i Serbisë po mund të avancoka. Kjo, në fakt, vetëm se konfirmon atë çka përgjithësisht dihet: perspektiva e përnjëmend e disa kandidatëve të caktuar për anëtarësim në BE përcaktohet jo në Evropë, por matanë oqeanit”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.
Ambasade ruse nuk i ka pëlqyer as përmenda e njohjes de jure të Kosovës.
“Pyetje retorike: Nëse ‘de fakto njohja’ vendoset, gjë që presupozon anëtarësimin e Kosovës në OKB, a mund të ketë atëherë zgjidhje tjetër për Kosovën përpos ‘de jure njohje’? Këtu farisizmi shihet qartë”, thuhet në reagim.
Megjithatë, Departamenti Amerikane i Shtetit i ka qartësuar qëndrimin e ShBA-së.
Në një përgjigje për Expressin, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, duke theksuar se “synimi afatgjatë” është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Çka tha ShBA-ja?
Sipas DASh-it, ShBA-ja vazhdon të ofrojë përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve” – ka thënë ky zëdhënës i DASh.
Tutje, në përgjigjën e tij, zëdhënësi i DASh-it ka qenë i qartë, duke mos lënë vend për dykuptimësi. ShBA-ja synon që dialogu mes dy palëve të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” – ka theksuar DASh.
Ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan ka reaguar dje edhe ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Në llogarinë e tij në platformën “X”, Bajrami ka shkruar se po njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim të raporteve në mes të dy vendeve.
“Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili deklaroi se njohja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është kusht që Serbia të integrohet në BE.
“Marrëveshja e Ohrit nuk pret njohje de jure të Kosovës nga Serbia. Megjithatë, a mendoni se Serbia do të duhet ta bëjë këtë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian?” – ishte pyetja që iu shtrua Hillit.