Sot gjatë ditës Radio Star, raportoi rreth mirëmbajtjes së varrezave të dëshmorëve në Gjilan.
Ai vend tanimë ishte bërë strehe e pijanecëve e narkomanëve, ku në tokë kishte shisha të birrës, shiringa, shportat e mbeturinave të demoluara nga personat e papërgjegjshëm.
Ky vend ishte harruar dhe sot Ndërmarja Publike “Tregu”, ka dalur në terren dhe ka pastruar gjithë hapësire e cila ishte në gjendje të rënduar.
Familjet e dëshmorëve kanë kërkuar nga të gjitha institucionet ti kushtohet më shumë vëmendje kësaj hapësire dhe të ketë kujdesë më të madhë nga ta./radiostar/