Radio Star dje raportoi për një dukuri që kishte shkaktuar shqetësim tek banorët e asaj lagjeje, por edhe tek shitësit e blerësit pranë NPL “Tregu”.
Gjendja ishte e rëndë dhe e rrezikshme, pasi nga temperaturat e larta, mbeturinat e llojllojshme përhapnin një erë të rëndë që shqetësonte të gjithë zonën.
Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i lajmit, punëtorët e përkushtuar të NPL “Tregu” ndërhynë duke larguar kontenierin e mbuluar me mbeturina dhe duke pastruar të gjithë hapësirën.
Sot, ajo pjesë i është kthyer normalitetit, duke dëshmuar se kur ka vullnet dhe angazhim, problemet zgjidhen shpejt./radiostar/