Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Nga thellësia e zemrës, një falënderim i madh dhe i sinqertë për secilin prej jush, për besimin, për përkushtimin dhe për dashninë që e dëshmuat gjatë gjithë këtij rrugëtimi të përbashkët.
Faleminderit strukturave tona organizative, që me përkushtim e disiplinë e mbajtët çdo ditë gjallë frymën e ndryshimit.
Faleminderit aktivistëve tanë të palodhur, që nuk u ndalët asnjë çast, duke trokitur derë më derë, duke biseduar me njerëz e duke përhapur mesazhin tonë me zemër e sinqeritet.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të ndershëm të Gjilanit, që e dëshmuat kulturën qytetare, vullnetin dhe pjekurinë demokratike.
Kjo fushatë na bashkoi, na mësoi dhe na dha forcë për të vazhduar më të bashkuar se kurrë deri në fitoren për projektin e Gjilanit të ri.
Në këtë rrugëtim, u pa qartë kush punoi me zemër për kauzën tonë dhe kush u lodh me llogari të vogla, por sinqeriteti, përkushtimi dhe dashnia për qytetin do të mbesin gjithmonë mbi çdo interes personal.
Kjo dashni do të na udhëheqë drejt fitores së madhe për Gjilanin.
Ky falënderim është fillimi i një kapitulli të ri për Gjilanin, kapitulli i shpresës, i bashkimit dhe i punës së përbashkët për një qytet më të drejtë, më të bukur, më të zhvilluar e më prosperues për të gjithë qytetarët.
Me mirënjohje të thellë,
Arbër R. Ismajli