Me rritjen e çmimit të miellit, furrtarët kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës.
Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e produkteve të tjera.
Një nga ta ka thënë se nëse nuk ka ngritje të mëtutjeshme të çmimit të miellit, buka mund të shtrenjtohet për 10 cent, duke u bërë 50 cent.