Pas reagimeve nga zyrtarët e klubit dhe futbollistët kanë shpërthyer edhe “Skifterat” e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.
Ata kanë kërcënuar publikisht zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kërcënimi vjen pas humbjes së Gjilanit në shtëpi 1:0 nga Flamurtari.
Sipas Gjilanit, fajtor kryesor për humbjen ishte gjyqtari Kreshnik Vula.
“Tradita e krimit ne futboll vazhdon! Prej sot çdo zyrtar i Federatës dhe refer i takimeve që niset në Gjilan do ta ketë seriozisht të cenuar sigurinë”, kanë shkruar Skifterat në faqen e tyre në ‘Facebook’
Sport Club “Gjilani” kishte reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në lidhje me mënyrën e ndarjes së drejtësisë nga Kreshnik Vula, teksa i ka bashkangjitur edhe pamjet televizive.