Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, së bashku me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë shkuar në qeveri për takim me kryeministrin e Albin Kurti.
Së bashku me Escobar dhe Lajçak, është edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak do të zhvillohet pas takimit të këtyre dy të fundit që kanë pasur më herët me presidenten Vjosa Osmani.
Kujtojmë se kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovë dhe takimet e tyre me liderët shtetëror, po ndodh pak ditë pas takimit në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. /Lajmi.net/