Gazetari Arlind Sadiku, përmes një postimi të një videoje në rrjetin social facebook, ka thënë se Prokuroria ka dhënë urdhër që të ndalohen punimet në pronën prej 3 hektarëve që është e kontestuar prej disa viteve.
“Kjo është prona e familjes time, por ka qenë plan të uzurpohet nga një grup i njerëzve të përfshirë shumë fytyra publike dhe njerëz të rëndësishëm të drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, duket se drejtësia më në fund do të vihet në vend. Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me arsyetimin që është i padrejtë vendimi që t’i ipet palës uzurpatore që ka ardhur këtu”, ka thënë ai.