Pas dështimit të Muratit dhe Nagavcit, propozohet Dimal Basha për kryetar të Kuvendit
Pas dy tentativave të pasuksesshme, fillimisht të deputetit Hekuran Murati dhe më pas të deputetes Arberie Nagavci, kjo e fundit ka dalë me një propozim të ri për postin e kryetarit të Kuvendit, duke kandiduar deputetin Dimal Basha.
Megjithatë, edhe Basha nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post, duke shtuar kështu një tjetër dështim të VV-Guxo-Alternativa në përpjekjet për zgjedhjen e kryeparlamentarit.