Dosja e UNMIK’ut, publikuar nga AlbanianPost, flet për vrasjen e ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafës, që njëherë ishte edhe këshilltar i lartë për media i presidentit Ibrahim Rugova.
Përmes një statusi në facebook, Lutfi Haziri ka shkruar duke thënë se pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Shkrimi i plotë:
Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore po fillon të zbardhet, sikurse edhe për Drinin e Kosovës që u mundua të ndalet për shkak të kryengritjes për Republikën.
O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë.
Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë.
https://albanianpost.com/pjesa-2-dosja-e-unmik-ut-qe-tregon-se-si-dhe-kush-i-vrau-xhemail-mustafen-dhe-ekrem-rexhen/