Naim Kadriu nje banor i Zhegrës, ka treguar kujdesin e tij ndaj ambientit që na rrethon. Ai qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë pastrimin e trotuarit nga rruga e xhamisë deri tek shkolla e vjetër me një gjatësi prej afër 200 metrash.
Kjo do të jetë një lehtësim për banorët e fshatit e sidomos fëmijët që marrin rrugën për në shkollë.
Naimi ndër të tjerash tha: “Komuniteti ka nevojë për angazhimin e gjithsecilit në fshat, në mënyrë që në këto ditë me të reshura bore fëmijët të kenë mundësi të ecin në trotuar dhe të ikin nga aksidentet e mundshme në rrugë. Inkurajoj bashkëfshatarët e mi që secili të largoj të paktën para shtëpive të tyre borën nga trotuari”./zhegra.info