Vazhdojnë punësimet familjare, Alban Hyseni e punësoi nipin e tij Landrit Kamberin si zjarrëfikës në Gjilan
Me konkurse, apo pa konkurse punësimet familjare vazhdojnë të jenë prioritet i kryetarit të Gjilanit. Pas kunatave të tij, baxhanakëve, balldëskave, dajallarëve, ju erdhi rendi punësimeve të nipave të kryetarit. Ka rritje të përmbushjeve të premtimeve.
Për qytetarët e zakontë të Gjilanit është e pamundur të ia mësynë konkurseve, përderisa kryetari i Gjilanit t’a punësojë tërë farefisin e tij.
E kuptueshme është kjo çoroditje e tij, sepse nuk i kanë mbetë shumë muaj derisa të largohet nga pushteti, zgjedhjet lokale janë fundi i tij politik dhe i keqpërdorimit të tij me paranë e qytetarëve të Gjilanit.