Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit për një javë.
“Ne si PDK përballë zhvillimeve të fundit nuk do të marrim pjesë në agjendën e Kuvendit për një javë”, tha Tahiri në një konferencë për media.
Ai shtoi se ky akt nuk lidhet me zhvillimet që i përkasin drejtësisë por nevojën e brendshme për sensibilizim.