Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka paralajmëruar se do të votojë për buxhetin e vitit 2025, i cili do të miratohet në seancën e jashtëzakonshme të thirrur me 27 shkurt.
PDK-ja ka theksuar se ky buxhet do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, duke përparuar prioritetet e rëndësishme për zhvillimin e komunës.
Për më tepër, PDK-ja e ka quajtur kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hysenin, “frikacak”, duke theksuar se ai do të humbasë një mundësi për t’u viktimizuar më tej para qytetarëve të Gjilanit.
Komunikata e plotë:
Frikacaku që sot po udhëheq me komunën e Gjilanit, do ta ketë një temë më pak për t’u viktimizuar para qytetarëve të Gjilanit.
Sipas marrëveshjes së arritur në mes të subjekteve politike, buxheti i komunës së Gjilanit për vitin 2025 do të miratohet të ejten në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Ky buxhet do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, sipas prioriteteve të rëndësisë së lartë dhe jo një buxhet që i shërben fushatës së frikacakut të Gjilanit.