Reagim:
Sondazhet e porositur nuk mund ta përcaktojnë fituesin në Gjilan
Të gjitha sondazhet e publikuara dhe që janë të porositura nga pushteti në ikje, janë tentim për të manipuluar votuesit e komunës sonë. Pushteti aktual, duke e parë që i ka ditët e fundit në qeverisje komunale, ka filluar që mos të kursej asnjë mjet ligjor dhe joligjor, me të vetmin qëllim që të manipulojë votuesin Gjilanas.
Sondazhet e manipuluara dhe te porositura nje dite para zgjedhjeve nuk kane mundur asnjehere qe ta percaktojne fituesin e zgjedhjeve. Televizioni qe po vazhdon ti sherbej pushtetit ne ikje, duke tentuar qe te manipuloj opinionin e gjere permes krijimit te nje iluzioni te rrejshem se kinse fituesi ne Gjilan vec eshte percaktuar, eshte krejtesisht ne kundershim me realitetin ne terren.
PDK dega në Gjilan, duke u bazuar në gjendjën reale në terren, dhe matjeve tona, kanditadja znj. Leonora Morina Bunjaku është duke vazhduar me hapa të sigurt drejt ndryshimit më së të nevojshëm për Gjilanin.
Prandaj ju bëjmë thirrje, dhe i sigurojm të gjithë qytetarët, antarët si dhe simpatizantët që të vazhdojnë perkrahjen për kanditatën tonë, sepse ndryshimi vetëm po ndodhë!