Gjilan
Komunikatë për publikun e degës së PDK
Pse Bashkësia Islame e Gjilanit nuk duhet të bëhet kumbar i Lutfi Hazirit në aktet e tija populliste për votë?
Së pari duam ta heqim çfarëdo dileme për ndonjë paragjykim të mundshëm për relacionet e PDK dhe të BI të Gjilanit. Këtë e bëjmë duke e sjellur një retrospektivë të marrëdhënieve përherë të shkëlqyera dhe besimit të plotë të ndërsjellë.
Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi i saj kishte komunikim të mirë, mirëbesim dhe marrëdhënie të shkëlqyera e të vazhdueshme me BI të Kosovës dhe me BI të Gjilanit. Bile, ne në Gjilan, lirshëm mund të konstatojmë se kishim marrëdhënie të veçanta me Këshillin e BI dhe me imamët e xhematin e komunës. Për secilën kërkesë e nevojë të BI, PDK ishte e hapur, e angazhuar e bashkëpunuese deri në përmbushjen e tyre, nëse këtë e lejonin mundësitë dhe konteksti ligjor. Duke e shterruar diskutimin përmbajtësisht, nuk kemi lënë asnjëherë, asnjë dilemë për çfarëdo çështje.
Kronologji e relacioneve të shkëlqyera të degës së PDK me Bashkësinë Islame të Gjilanit
1.
Vitet 2006 dhe 2007 ishin vitet kur Komuna e udhëhequr nga LDK e kishte gjenerue një konflikt tepër të rëndë në mes të BI dhe të zejtarëve aty pranë xhamisë së madhe, në qendër të qytetit. PDK, në këtë perudhë ishte opozitë e fuqishme në Kuvendin e Komunës së Gjilanit me gjasat dhe gadishmërinë e plotë për ta qeverisë komunën. LDK, e cila ende udhëhiqte me komunën, ishte e përçarë, ishte në konflikt të thellë të brendshëm, ishte e lodhur fare dhe ishte zhytur në dollovere e korrupsione nga më të ndryshmet. Ajo, përveç problemeve dhe të këqiave, tashmë nuk mund ti ofronte komunës asgjë tjetër. PDK, me kryetarin e saj të degës Qemajl Mustafën dhe me kryesinë e saj, e ndërmjetësoi këtë konflikt të rëndë me besim të plotë, duke e fashitur atë dhe duke u garantuar palëve në konflikt zgjidhje të drejtë e të përhershme. E bëmë këtë sepse, kishim besim të madh e të parezervë nga të dyja anët, edhe nga BI por edhe nga zejtarët (argjentarët). Pas fitores bindëse të vitit 2007, njëri nga problemet e para që e kemi zgjidhë ishte pikërisht ky konflikt. E hoqëm qafe konfliktin duke e bërë zgjidhjen e duhur hapsinore dhe duke e hequr lloqin, gërmadhat e bërllogun që e kishte bërë LDK me Lutfi Hazirin dhe me dy pasuesit e tij (tashmë të ndjerë). E propozuam zgjidhjen për zejtarët duke mos e cënuar interesin e BI. Palët në konflikt u pajtuan dhe vazhduam përpara.
2.
Siç u tha, pas ndërmjetësimit disa mujor dhe zgjidhjes së problemit të qendrës zejtare dhe të xhamisë, e vazhduam bashkëpunimin me BI me besim dhe me motiv edhe më të fortë për funksionimin normal të shoqërisë së komunës tonë. Si komunë, u harmonizuam me BI për lokacionet ku ajo kishte nevojë të ndërtonte objektet e xhamive të ardhëshme nëpër komunitet. U morëm vesh që çdo gjë ta bënim me ligj dhe bazuar në planet urbane e hapsinore të komunës. Kjo, kështu edhe u bë gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së PDK me komunën.
3.
Punët dhe qëllimet e mira të përbashkëta (të qeverisë komunale, të udhëhiqur nga PDK dhe të BI), veç sa e forconin besimin dhe angazhimin tonë nga dita në ditë. Bëmë takime e vizita të ndërsjella të punës por edhe të kurtuazisë, me rastin e festave fetare, kombëtare e shtetërore.
4.
Me përkushtimin personal të kryetarit të komunës (Qemajl Mustafa) dhe të mekanizmave të komunës, e përkrahëm nga iniciativa e deri në realizim të plotë ndërtimin e xhamisë në lagjen e Dardansë. Në mënyrë plotësisht demokratike u dakorduam me familjet e Dardanisë që xhamia të ndërtohej aty ku është sot. U angazhuam pastaj sinqerisht, bashkë me BI-në dhe me Myftiun Naim Tërnava, që ta zgjidhim një mosmarrëveshje që pasoi brenda BI-së rreth imamit të kësaj xhamie të re.
5.
Me koperim të ngushtë dhe me plotë vullnet, me kryetarin e Këshillit të BI, Naim Aliun (që atëherë ishte ushtrues detyre) e dizajnuam dhe pastaj e miratuam në Kuvendin e Komunës financimin e projektit për shërbimin e varrimit për qytetarët e komunës tonë. Ishte ky, njëri nga projektet që u mirëprit dhe u pëlqye fort mirë prej familjeve të komunës tonë. Edhe sot e kësaj dite, flitet mirë anekënd komunës për këtë projekt i cili vazhdon nga viti në vit.
6.
Pas këtyre punëve të mira me BI të Gjilanit, Myftiu Tërnava erdhi për vizitë falënderuese në zyrën e kryetarit dhe na e shprehu mirënjohjen e veçantë për komunikimin dhe bashkëpunimin e mirë të komunës me BI dhe me të gjithë kryetarët e Këshillit të BI.
Pse nuk mund të ndërhyhet në hapsirën te ish KRM “Higjiena” (pas muzeut të qytetit)?
Janë dy arsye të qëndrueshme pse nuk bën të cënohet kjo hapsirë:
E para:
Gjatë hartimit të projektit të kanalizimit kryesor të qytetit dhe të shtratit të rrjedhës, të quajtur “Mirusha”, por pastaj edhe të planit rregullues urban “QENDRA 1” kjo zonë është lënë vazhdimësi e sheshit të qendrës dhe integrim i dy arterieve komunukuese për këmbësorët e që janë rruga Adem Jashari (nga xhamia deri te shkollat e mesme) dhe sheshit mbi lumin Mirusha.
Gjilani e ka qendrën tepër të ngushtë dhe ne jemi gëzue kur kemi krijue kushte për me e zhvendosë kompaninë rajonale të mbeturinave “Higjena” në lokacion të ri. Me këtë rast ia kemi krijue zemrës së qytetit edhe pak frymëmarrje shtesë.
Në ndërkohë, ndërtesa e kryetarit të komunës që është në atë zonë, është destinuar për MUZE TË QYTETIT e që e forcon edhe më shumë qëndrimin që të mos ndërhyhet me asnjë zhvillim në atë zonë sepse kudo në glob hapsirat rreth muzeve janë zona të hapura për këmbësorë (dhe për vizitorët e tyre). Kjo do të thotë që ajo zonë i takon natyrshëm dhe pacënueshëm muzeut dhe sheshit mbi Mirushë. Prej aty duhet të zhvendoset sa më parë edhe parkingu i automjeteve.
Çdo ndërhyrje aty e prishë harmoninë e komunikimit për këmbësorët dhe është ndërhyrje e panatyrshme dhe e paplanifikuar në mes të dy ndërtimeve të larta dhe muzeut. Thjeshtë, një imputim i tillë nuk është paraparë në planin rregullues të qendrës.
E dyta:
Çfarëdo ndërhyrje parciale në planet rregulluese në fuqi është shkelje e ligjit sepse planet rregulluese në fuqi e kanë fuqinë e ligjeve.
Kryetari i komunës, në këto dy vitet e fundit ka ndërhy në disa plane rregulluese dhe ato ndërhyrje i ka votue në kuvendin e komunës por pastaj është detyrue me i anulue sepse Ministria e Adminirlstrimit të Pushtetit Lokal i ka shpallur të paligjshme (jo në harmoni me Planin Zhvillimor komunal dhe jo në harmoni me Planifikimin Hapsinor të Kosovës).
Këtij komunikimi me publikun po ia bashkëngjesim edhe vendimin e Kuvendit të komunës me të cilin ai është detyrue me i ra “pishman” për aktet e tij të ndërhyrjes së paligjshme në dy planet rregulluese të qendrës dhe të lagjes së spitalit.
Pse po insiston kryetari Lutfi Haziri me hy “laknave” sërish e kemi të qartë por pse kryeyari i BI të Gjilanit i bëhet partner e kumbar në këtë punë, këtë nuk e kemi mjaftë të qartë?!.
BI tradicionalisht ka bërë punë të mira për komunën dhe shtetin. E mbasi interesi i publikut për të cilin janë destinue këto hapsira, ësht.