Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të marrë pjesë në takimin i cili pritet të mbahet të hënën për konstituimin e institucioneve të vendit.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, i cili tha se qëndrimet e tyre do të bëhet të ditura në takim. “PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.
Kujtojmë se dje kandidati për kryeministër Albin Kurti iu ka dërguar letër partive politike për tu konsultuar për formimin e qeverisë.