PDK e gatshme për të qenë pjesë e takimit me të gjitha subjektet politike, të ftuar nga kryesuesi i Kuvendi Komunal të Gjilanit z.Kushtrim Kadriu për të tejkaluar situatën e miratimit të buxhetit komunal 2025
PRIORITETET E PDK-së LIDHUR ME MIRATIMIN E BUXHETIT 2025 MBETEN TË NJEJTAT DHE JANË KËTO
1. Buxheti i vitit 2025 t’i shërbejë qytetarëve të Gjilanit dhe jo interesave të fushatës zgjedhore të kryetarit të komunës
2. Rritja e sigurisë së qytetarëve të Gjilanit përmes investimeve në projekte të infrastrukturës dhe me shërbime cilësore
3. Zbatueshmëria e procedurave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, në planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit komunal
4. Transparenca dhe llogaridhënia në shpenzimin e parasë publike
5. Krijimi i mekanizmit nga ana e Kuvendit Komunal për mbikqyrjen e realizimit të projekteve sipas planifikimit në buxhetin komunal 2025
Për realizimin e këtyre prioriteteve është i domosdoshëm bashkëpunimi mes subjekteve politike, Kuvendit Komunal dhe ekzekutivit të komunës. Qytetarë e Gjilanit nuk duhet të pësojnë për teke dhe kokëfortësinë e askujt.
Ne si PDK, sot do të marrim pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Kushtrim Kadriu, me vullnetin dhe gadishmërinë tonë për të gjetur rrugën e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025, duke besuar në qasjen konstruktive të të gjitha palëve vendimmarrëse në këtë proces.