Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abduallahu ka thënë se krijimi i qeverisë nën hije nga PDK, është çështje javësh.
Abdullahu gjithashtu njoftoi se momentalisht PDK-ja e di se sa ministri do të jenë dhe është në përfundim e sipër.
“Do të bëhet (qeveria nën hije), është çështje javësh. E dimë sa ministri do t’i kemi. Është në përfundim e sipër. Do të ketë figura të reja”, është shprehur Abdullahu në T7.
Tutje, Avdullahu tha se PDK-ja opozitën po e bën në stilin “institucional”, ndërkohë që siguroi se kjo opozitë është goxha e ashpër.
“Ne po bëjmë opozitarizëm institucional. Arkiva është bërë mjeti më i mirë i demaskimit të populizmit”, ka thënë Abdullahu.
“Ne bëjmë opozitarizëm goxha të ashpër. Dëgjoni deputetët e PDK-së në Kuvend”, shtoi Abdullahu.