Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me numrin 191. Ky numër do të jetë identifikuesi i saj në fletëvotim për të gjithë votuesit në të gjitha komunat e vendit.
Nga PDK kanë bërë të ditur se janë të përgatitur për një garë të fuqishme zgjedhore, duke prezantuar kandidatë dhe programe që, sipas tyre, ofrojnë zgjidhje konkrete për nevojat e qytetarëve.
Zyrtarë të partisë theksojnë se numri 191 do të jetë “numri i ndryshimit” në shumë komuna, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të mbështesin PDK-në nëpërmjet votës së tyre.