Sot është zhvilluar derbi më i madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit, i cili u luajt në stadiumin me bari sintetik dhe të pranishëm ishin vetëm tifozët “Intelektualët” shkruan Radio Star.
Kjo ndeshje përfundoi me barazim dhe dy skuadrat u ndanë në paqe, por atmosfera në tribuna nuk mungoi nga tifozët vendas, por të ishte zhvilluar në kushte më të mira, padyshim se do ishin pjesëmarrës edhe tifozët “Skifterat” dhe atmosfera do ishte padyshim në nivel tjetër.
Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar PDK në Gjilan, e cila tregon se sot janë bërë 600 ditë nga data e shkëputjes së kontratës pë stadiumin e qytetit.
Në komunkatë thuhet se nga shkëputja e kontratës për stadiumin nuk është bërë asgjë vetëm preznatime dhe vizatime të bukura.
Komunikata e plotë:
Sot u bënë 600 ditë nga data e shkëputjes së kontratës për stadiumin e qytetit, me zotimin e kryetarit të Gjilanit për të përshpejtuar realizimin e këtij projekti.
Nga data e shkëputjes së kontratës më 28 korrik 2022, ende asgjë nuk është bërë përveç prezantimit të vizatimeve të bukura për stadiumin e qytetit.
Derbi Gjilanas në futboll, sot u zhvillua në kushte dhe rrethana të papranueshme. Tifozët e Dritës dhe Gjilanit ende nuk e kanë mundësinë për të parë garat e kampionatit e as derbin më të madh në Kosovë, në stadiumin e merituar dhe premtuar shumë vite më parë.