Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media, sipas tyre ka zbuluar një skandal nga raporti financiarë që ka publikuar Komuna e Gjilanit të vitit 2023 shkruan Radio Star.
Në raport figurojnë se janë paguar 155 mijë euro për projektin e ndërtimit të shtëpisë për mbrojtjen e fëmijëve, por që projekti në fjalë jo që nuk ka filluar ende, por nuk ekziston fare as në letër.
Komunikata e plotë:
🔴 Skandali me 155 mijë euro për projektin e ndërtimit të shtëpisë për mbrojtjen e fëmijëve!
Në raportin financiar të komunës së Gjilanit për vitin 2023, figuron se janë paguar 155 mijë euro për projektin e ndërtimit të shtëpive për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa projekti në fjalë jo që nuk ka filluar ende, por nuk ekziston fare as në letër si projekt i buxhetuar.
Për më shumë detaje, PDK në Gjilan më datë 5 mars i ka adresuar pyetje me shkrim komunës së Gjilanit, lidhur me buxhetin shtesë edhe për 386 mijë euro të planifikuara për këtë vit lidhur me vazhdimin e këtij projekti, ndërsa kemi pranuar një përgjigje fare të shkurtër se “Nuk ka projekt lidhur me këtë çështje. Jemi duke analizuar hapat e radhës”!
Pra, 566 mijë euro për dy vite buxhet i ndarë nga qeveria e Republikës së Kosovës për këtë projekt, komuna e Gjilanit nuk ka ide fare për projektin e as për buxhetin e këtij viti.
Por në raportin financiar për vitin 2023 del se qenkan paguar 155 mijë euro për këtë projekt.
Kaos i jashtëzakonshëm në mënyrën e shpenzimit të buxhetit komunal përmes transaksioneve të jashtëligjshme financiare, të bëra nga qeverisja e skandaleve të VV-së në Gjilan.