Pas publikimit të projektit të Bulevardit të qytetit nga kryetari Alban Hyseni, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PDK-së, përmes një postimi në ‘Facebook’, duke ironizuar me projektet e të parit të Gjilanit shkruan Radio Star.
PDK në komunikatë ka shkruar se Gjilani, tash do të bëhet me Metro, përderisa të gjitha projektet tashmë janë vizatuar.
Komunikata e plotë:
Gjilani do të bëhet me Metro, përderisa të gjitha projektet tjera tashmë janë vizatuar dhe prezantuar nga i pari i komunës.
Së shpejti do të publikohen edhe video tjera të bukura për ta kompletuar infrastrukturën e qytetit tonë.
Ju lumtë kryetar i komunës, për përkushtimin tuaj në dizajnim, vizatim, projektim dhe publikim të video klipeve.