By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... PDK-ja e AAK-ja kërkojnë të dakordohet Qeveria me Sindikatën e PK-së
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

PDK-ja e AAK-ja kërkojnë të dakordohet Qeveria me Sindikatën e PK-së

Përditësimi i fundit: March 3, 2024 7:42 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), theksojnë se mospërmbushja e kërkesave ndaj Policisë së Kosovës, është goditja më e rëndë që i bëhet atyre. Ndërsa i quajnë kërkesa të drejta dhe shumë të nevojshme, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

Ata shprehen skeptikë se një marrëveshje me Sindikatën do të arrihet së shpejti, ndërsa akuzojnë se po mashtron me kërkesa e Policisë.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Ekonomia Online se institucionet përgjegjëse duhet të ulen me Sindikatën e Policisë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Qalaj thotë se kërkesat e ish-kolegëve të tij janë të drejta, ndërkaq kërkon që të njëjtat të realizohen sa më shpejtë.

“Ne vazhdimisht ne po dëgjojmë edhe nga sindikata e Policisë që nuk ka ndonjë avancim në realizimin e kërkesave të tyre, kërkesave të drejta dhe shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës, realisht është dashur të bëhen shumë takime mes sindikatës dhe Ministrisë së Brendshme, menaxhmentit të Policisë, dhe Qeverisë mënyrë që gradualisht të fillohen të plotësohen kërkesat e Policisë, normalisht gjithmonë një dakordim në mes palëve që janë të përfshira aty. Me sa e pashë një reagim të sindikatës para dy, tre dite ata prisnin që t’i ftoj ministri i Punëve të Brendshme. Nuk kam informacione nëse i ka ftuar apo jo mirëpo mendoj që urgjentisht që duhet të ulen dhe sa më shpejtë që është e mundur të fillojnë realizimin e plotësimit të kërkesave”, thotë Qalaj.

“Policia jonë ka nevoja të shumta, nevoja të arsyeshme, si në aspektin logjistik, si në aspektin e pajisjeve të ndryshme si në aspektin e përmirësimit të kushteve të punës e po ashtu edhe te çështja e mirëqenies tyre, pra çështja e pagave, prandaj është urgjentë që policia, ministri i Brendshëm, menaxhmenti e sindikata të gjithë palët pra Qeveria të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për kërkesën e policeve”, u shpreh Qalaj.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, qasjen ndaj Policisë së Kosovës e sheh si goditjen më të rëndë ndaj institucionit të sigurisë. Shprehet skeptik se do të plotësohen kërkesat e tyre.

Lekaj e quan mashtruese Qeverinë Kurti, duke theksuar se “me mashtrime ka ardh dhe me mashtrime do të shkoj”.

“Po sa i përket kërkesave të Sindikatës së Policisë janë legjitime të pranueshme dhe të arsyeshme. Ajo që vlen të theksohet me këtë qeveri nuk pritet që të realizoj as takime as dialog social sepse e kemi parë që këto tri vite dhe mendoj që kjo është goditja më e rëndë që i bëhet uniformës së Kosovës prej atyre që 24 orë janë për të ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të injorohen këtë mënyrë nga qeveria dhe ministria përkatëse, është e pakuptimtë, mendoj që ata me të vërtete kanë mbetur të vetmuar dhe nuk do t’i realizojnë kërkesat e tyre, sepse kjo qeveri është mashtruese me mashtrime ka ardh dhe me mashtrime do të shkoj”, thotë Lekaj.

Moscertifikimi i Listës Serbe për zgjedhje lokale, OSBE: Po miniohet pluralizmi demokratik
Muja fajëson opozitën për krizën e rrymës: Le të japin përgjigje
GJESTI I MAHNITSHËM I ERIKSEN PËR TIFOZIN GJILANAS
Avni Arifi: Ahmet Isufi i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politik në këto zgjedhje
Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë, Imri Demelezi, vizitojnë blegtorët e Karadakut
Artikulli i mëparshëm Vuçiq: Kurrë s’do ta lëmë në baltë popullin tonë në Kosovë
Artikulli tjetër Kurti përgëzon Kosovën U18 për kualifikim në Botëror

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.