Mbrëmë edhe lagja “Arbëria”, respektivisht nëndega e 21 e PDK-së, ka përfunduar procesin zgjedhor të Rinisë, me ç’rast, nga një numër i madh i anëtarève të kuvendit zgjedhor të RDK-së, ka zgjedhur strukturat e reja: kryesinë dhe delegatët, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.
Ndërkaq në mënyrë të veçantë, unanimisht ka zgjedhur kryetar Fatlum Ramadanin, vëlla i dëshmorit dhe aktivist i përkushtuar.
Lagja e Arbërisë, respektivisht nëndega e 21, si çdo herë tjetër mbetet fuqishëm përkrahë PDK-së.
Kjo javë do të jetë intensive me kuvendet zgjedhore të RDK-së ne qytet dhe fshatra, që do të shënoj përmbyllen e këtij procesi me sukses të lart, për ti lëshuar radhë zgjedhjeve te GDK-së dhe atyre të përgjithshme më vonë, njofton Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan