Partia Demokratike e Kosovës i ka minus 49 mijë e 537 euro e 49 centë.
Kështu thotë raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, PDK-ja i ka të hyra 823 mijë e 68 euro e 23 centë.
Ndërkaq, partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ka shpenzime në vlerë 872 mijë e 605 euro e 65 centë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së sotme, i ka publikuar raportet financiare të paaudituara të partive politike.