Mikpritje e ngrohtë dhe mbështetje për kandidatët e PDK-së, të Gjilanit e Anamoravës, nga familja e veprimtarit e afaristit Mexhid Osmani.
Anëtarja e kësaj familje të respektuar, njëherit dhe aktiviste e PDK-së, këshiltare komunale, Erlehta Osmani, në fjalën e saj mikpritëse, falënderuese për kandidatët dhe udhëheqjen e degës, po edhe për aktivistët e pranishëm të kësaj lagje, deklaroi: “Kemi vendosur t’ju presim në familjen tonë, që ju të ndjeheni si në familjen tuaj, dhe për të t’ju thënë poashtu se jo veç me fjalë, por edhe me zemër jemi me ju”.
Gjithsesi me këtët rast, nuk ka munguar falënderimi i kandidatëve, sikundër edhe prezentimi i arsyeshmërisë dhe i motivimit të tyre për t’i hyrë garës zgjedhore për deputet në Kuvendin e Kosovës: Ilir Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha, Gani Neziri dhe Jona Arifi (kandidate e PDK-së nga Dardana).