Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi në një mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë së tij kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në veri të vendit.
Bëhet e ditur se në këtë takim është konfirmuar se duhet marrë veprimet e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit, teksa u theksua se duhet koordinimi ndër-insitucional.
“PDK-ja vlerëson se tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale të zyrtarëve të komunitetit serb, cenojnë sovranitetin juridik të shtetit tonë dhe mbarëvajtjen e rendit publik”, thuhet në komunikatë.
Në këtë situatë PDK-ja ka thënë se duhet koordinim mes Qeverisë dhe opozitës.
“Me këtë rast, PDK shpreh gatishmërinë për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera.