Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së kryetarit të komunës, Alban Hyseni, në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit, të cilën ai më parë e kishte cilësuar si të jashtëligjshme.
Sipas PDK-së, ky veprim tregon mospërputhje në qëndrimet e tij dhe mashtrim ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Komunikata e plotë:
Dje e tha e jashtëligjshme, sot po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme
Kryetari i komunës së Gjilanit z.Hyseni është duke e prezantuar buxhetin komunal për miratim në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, por të cilën ai e ka cilësuar si të jashtëligjshme.
Ky nuk është më vetëm një mashtrues dhe manipulues, por edhe një gënjeshtar i fortë, ku për shumë çështje e ka gënjyer qytetarin e Gjilanit.