Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se janë larguar nga mbledhja e Kryesisë pasi nuk pajtohen që një temë kaq e rëndësishme të trajtohet me kaq urgjencë, shkruan Reporteri.net.
Bedri Hamza i PDK-së është shprehur se kjo është temë shumë e rëndësishme dhe kërkon trajtim shumë më substancial dhe të trajtohet në procedurë të rregullt ku secili do ta ketë mundësinë ta japë kontributin e vet.
“Ne nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet me kaq urgjencë pa e pas mundësinë me e dhënë kontributin e tyre edhe institucionet tjera. Ne jemi të interesuar të kemi një reformë substanciale dhe ne nuk e pamë të nevojshme të jemi pjesë e mbledhjes së Kryesisë.
Pas diskutimeve ne e bëmë të qartë që kjo është temë shumë e rëndësishme dhe kërkon trajtim shumë më substancial dhe të trajtohet në procedurë të rregullt ku secili do ta ketë mundësinë ta japë kontributin e vet.
Unë po mendoj që Qeveria ish dashtë me u marrë me prioritetet tjera, ekonominë, sigurimin e vaksinave dhe temat tjera urgjente2, u shpreh Hamza para gazetarëve.