Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka treguar se nesër në mënyrë të organizuar nga ora 12:00, nga Teatri i Qytetit, do të bëhet nisja për në Prishtinë, në marshin e organizuar në mbështetjen e luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
Komunikata e plotë:
PDK në mbështetje të plotë të “Marshit për Drejtësi” të organizuar nga organizata “Liria ka emër”.
Të gjithë sa bashku më 2 Prill, ora 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Nisja ora 12:00 prej Teatrit të Gjilanit.
#marshojmëpërdrejtësi
#liriakaemër